Dua Lipa emërohet kuratore e “London Literature Festival 2026” në Southbank Centre

Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa është emëruar kuratore e festivalit prestigjioz “London Literature Festival 2026” që do të mbahet në Southbank Centre në Londër.

Artistja me origjinë shqiptare ka shprehur entuziazmin e saj për këtë rol të ri, duke theksuar rëndësinë e letërsisë dhe artit në jetën e përditshme.

Festivali pritet të mblidhi shkrimtarë, poetë dhe artistë nga e gjithë bota, me një fokus të veçantë në zërat e rinj dhe diversitetin kulturor.

“Është një nder i madh për mua që jam pjesë e këtij festivali. Letërsia ka qenë gjithmonë një burim frymëzimi për muzikën time,” tha Dua Lipa në një deklaratë zyrtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *