Orkestra e njohur “Amadeus”, e përbërë kryesisht nga muzikantë shqiptarë të diasporës, ka fituar çmimin kryesor “Grand Prix” në konkursin ndërkombëtar të muzikës në Barcelonë.
Ky sukses i jashtëzakonshëm vjen pas muajsh përgatitjesh intensive dhe paraqitjesh të suksesshme në disa vende evropiane.
Drejtori i orkestrës u shpreh i emocionuar pas marrjes së çmimit, duke falenderuar të gjithë anëtarët për përkushtimin e tyre.
Orkestra “Amadeus” është themeluar në vitin 2018 dhe ka arritur të bëhet një ndër orkestrat më të njohura të diasporës shqiptare në Evropë.