Gazetari sportiv Fatjon Baze diskutoi në emisionin “Kubi Sportiv”, të transmetuar në Euroneës Albania nga Drilon Xhepollari, për situatën e vështirë të mesfushorit të Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani. Aktualisht, Asllani nuk është pjesë e planeve të klubit të Torinos dhe po kërkon një ekip të ri.

Sipas gazetarit Baze, kjo situatë është shqetësuese për Kombëtaren shqiptare, pasi Asllani konsiderohet si një element kyç në formacion. “Truri i Kombëtares shqiptare është jashtë funksionit”, theksoi ai, duke shprehur nevojën për një zgjidhje të shpejtë për të ardhmen e lojtarit.
[CHART:eyJ0eXBlIjoiYmFyIiwiZGF0YSI6eyJsYWJlbHMiOlsiMjAyMSIsIjIwMjIiLCIyMDIzIiwiMjAyNCJdLCJkYXRhc2V0cyI6W3sibGFiZWwiOiJWbGVyYSIsImRhdGEiOlsxMjAsMTkwLDI1MCwzMTBdfV19LCJvcHRpb25zIjp7fX0=]
Baze theksoi rëndësinë e gjetjes së një klubi të ri për Asllanin, ku ai të mund të luajë rregullisht. “Na pret një ndeshje e rëndësishme në mars ndaj Polonisë dhe është thelbësore që Asllani të ketë minutazh të mjaftueshëm”, shtoi ai.

Kristjan Asllani, mesfushori i Kombëtares shqiptare.